Fillon punën Rektori i ri i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku

Fillon punën Rektori i ri i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku

Sot zyrtarisht filloi punën Rektori i zgjedhur i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku i cili u prit nga Kryesuesja e Këshillit Drejtues Msc. Majlinda Haxhikadrija Ramadani, U.D Rektori Prof. Asoc. Dr. Zeqir Hashani dhe Sekretarja e Përgjithshme znj. Linda Dula Halilabazi.

Me këtë rast ushtruesit të detyrës së Rektorit Prof. Asoc. Dr. Zeqir Hashanit ju nda mirënjohje nga Këshilli Drejtues për kontributin e tij gjatë kësaj periudhe dhe njëherit e falenderuan U.D Rektorin për nxitjen e frymës së bashkpunimit dhe tolerancës në Universitetin “Fehmi Agani “. 

Rektorit të ri Drilon Bunjaku, i kanë uruar suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re, dhe në arritjen e objektivave.

Fotot e lajmit

tp-bottom