U.D Prorektorja Nazli Tyfekçi përfaqëson UFAGj-në në vizitën studimore në kuadër të projektit “Pedagogji e Mirë, Edukim i Mirë“ në Berlin të Gjermanisë, të organizuar nga International Bund dhe GIZ

U.D Prorektorja Nazli Tyfekçi përfaqëson UFAGj-në në vizitën studimore në kuadër të projektit “Pedagogji e Mirë, Edukim i Mirë“ në Berlin të Gjermanisë, të organizuar nga International Bund dhe GIZ

U.D Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte nga Universiteti “Fehmi Agani” Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi ka marrë pjesë në projektin “Pedagogji e Mirë, Edukim i Mirë“, organizuar nga organizata gjermane Internationaler Bund IB dhe nga GIZ, në Berlin të Gjermanisë.

Ndër vizitat e shumëta në institucione te arsimit të lartë dhe profesional në Gjermani, është vizituar edhe Universiteti “Freie“ në Berlin, Evangelischen Hochschule Berlin (EHB) University of Applied Science for the Professional Field (Universiteti i Shkencave të Aplikuara per Fusha Profesionale).

Në kuadër të këtij projekti poashtu janë mbajtur trajnime informuese për kurrikula të integruara në edukimin e hershëm dhe është diskutuar për marrëveshje të bashkëpunimit.

U.D Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, i ka falënderuar organizatorët për ftesën, dhe njëkohësisht i ka ftuar përfaqësuesit e institucioneve të pranishme atje, për vizita dhe bashkëpunime të mëtutjeshme konkrete me Universitetin “Fehmi Agani” ne Gjakovë.

Fotot e lajmit

tp-bottom