Mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Në bazë të neneve dhe të Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, sot me 25 shtator 2023, ditë e hënë, është mbajtur mbledhja e radhës e Senatit.

Mbledhjen e udhëhoqi U.D Rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani i cili në fillim të mbledhjes shprehu ngushëllimet më të sinqerta me rastin e vdekjes së zyrtarit policor të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në mbrojtje të shtetit të republikës së Kosovës, dhe i ftoi anëtarët e Senatit që të mbajnë një minutë heshtje në nderim te heroit më të ri të vendit tonë.

U.D Rektori Hashani përpara anëtarëve të Senatit propozoi këtë rend dite si vijon;

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
  2. Shyrtimi dhe miratimi i raporteve të komisioneve recensuese të njësive akademike sipas konkursit me nr. 01/816 të datës 04.05.2023
  3. Shyqyrtimi i kërkesave, shkresave dhe ankesave drejtuar Senatit
  4. Të ndryshme

U.D. Rektori Hashani i falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen dhe për kontributin që po japin përherë për të mirën e universitetit.

Fotot e lajmit

tp-bottom