Shënohet me aktivitete Dita Botërore e Fizioterapisë nga Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë
Në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë është shënuar me aktivitete Dita Botërore e Fizioterapisë, që u organizua me angazhimin e profesorëve dhe asistentëve të këtij fakulteti, nën udhëheqjen e Ass. Arben Boshnjaku.
Në këto aktivitete morën pjesë edhe U.D Prorektoret e Universitetit “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri dhe Prof. Ass. Dr. Elsa Vula, ku në emër të U.D Rektorit Hashani dhe menaxhmentit të UFAGj-së falënderuan dhe shprehën mirënjohje ndaj stafit të Fakultetit të Mjekësisë e posaçërisht ndaj Ass. Arben Boshnjaku, për organizimin e këtyre aktiviteteve që shërbejnë për ngritjen e cilësisë të studentët por dhe te stafi akademik në përdorimin e këtyre njohurive dhe vënien në zbatim gjatë procesit mësimor.
Takimi bosht në këtë ditë të shënuar u mbajt në një diskutim të përbashkët ndërkolegial lidhur me fizioterapinë në vendin tonë si dhe perspektivat e së ardhmes në drejtim të krijimit të bashkëpunimeve akademi (universitet)-industri -klinika dhe ordinanca.
Ndër të tjera u prezantuan edhe disa të gjetura mbi fizioterapinë dhe ndihmesën e saj në shërimin e shumë sëmundjeve që janë të pranishme sidomos në shoqërinë kosovare.