Publikohet Newsletter #2 i Zyrës për Zhvillim në Karrierës i UFAGJ-së

Publikohet Newsletter #2 i Zyrës për Zhvillim në Karrierës i UFAGJ-së

Zyra për Zhvillim të Karrierës  publikon letrën e dytë informuese (Newsletter), në të cilën përfshihen aktivitetet e kësaj zyre për vitin 2023.

Në letrën informuese janë të publikuara disa prej ngjarjeve të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë në të cilat Zyra për Zhvillim të Karrierës ka marrë pjesë gjatë vitit 2023.

Në letrën informuese janë të përfshira trajnimet në të cilat kanë qenë të përfshira si: trajnimi “Ngritja e Kapaciteteve të Zyrave të Karrierës së Universiteteve Publike në Kosovë” në  Berlin organizuar nga GIZ, “Ngritja e Kapaciteteve të Zyrave të Karrierës së Universiteteve Publike në Kosovë Prishtinë organizuar nga GIZ, krijimi i “Rrjetëzimit të Zyrave të Karrierës të Universiteteve publike në Kosovë”, pjesëmarrja në punëtorinë “Riintegrimi ekonomi k nëpërmjet mbështetjes psikosociale” ne Prishtinë, pjesëmarrja në trajnimin “Vlerësimi i shkathtësive dhe kompetencave “ si dhe vlerësimet nga ekspertët njëri për “Vlerësimi i bashkëpunimit dhe nevoja e thellimit të bashkëpunimit në mes të institucioneve të arsimit të lartë publikë dhe agjencisë dhe zyrave të punësimit dhe “Vlerësimi i kapaciteteve të zyrave të karrierës të universiteteve publike për organizimin e panaireve të karrierës dhe punësimit”.

Zyra për Zhvillim të Karrierës është një gur themeli i institucioneve akademike i pazëvendësueshëm në shërbimet e ofruara përmes këshillimit, orientimit, informimit, trajnimit dhe punësimit të tyre, prandaj edhe përfiton nga çdo mundësi që të rris kapacitetet e veta për shërbim sa më të mirë për studentët.

Linku

tp-bottom