Prorektorët e UGJFA-së marrin pjesë në Takimin e 3-të vjetor të Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit (BUA)

Prorektorët e UGJFA-së marrin pjesë në Takimin e 3-të vjetor të Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit (BUA)


Prorektorët e Universitetit të Gjakovës, Prof. Dr. Januz Bunjaku dhe Prof. Ass. Dr. Mimoza Dushi gjatë javës së kaluar kanë qëndruar në Sofje të Bullgarisë për të marrë pjesë në Takimin e 3-të vjetor të Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit. Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit të universiteteve të vendeve të Ballkanit, ku edhe Universiteti i Gjakovës është anëtar, diskutimi mbi aktivitete akademike dhe shkencore, sfidat me të cilat ballafaqohen universitetet sot dhe mundësitë e lidhjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit. 


Fotot e lajmit

tp-bottom