Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë morën pjesë në Digital Skills Festival në ITP Prizren

Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë morën pjesë në Digital Skills Festival në ITP Prizren

Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, së bashku me Rektorin e Universitetit, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, morën pjesë në aktivitetin “Digital Skills Festival”, i cili u mbajt në Innovation and Training Park (ITP) në Prizren.

Gjatë këtij festivali, studentët kaluan një ditë shumë të bukur dhe produktive, duke u angazhuar në sesione të ndryshme që trajtonin tema nga teknologjia, inovacioni dhe zhvillimi i aftësive digjitale. Përmes këtyre aktiviteteve, ata patën mundësinë të përfitojnë njohuri të vlefshme dhe eksperienca të reja profesionale.

Përveç pjesës edukative, pjesëmarrësit u argëtuan edhe me lojëra dhe aktivitete të ndryshme interaktive, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe bashkëpunuese. Po ashtu, studentët patën rastin të krijojnë njohje të reja dhe të ndërtojnë rrjete bashkëpunimi me studentë nga qytete të tjera të Kosovës.

Një moment i veçantë gjatë festivalit ishte mundësia për të diskutuar mbi rëndësinë e teknologjisë, zhvillimit digjital dhe mundësive që këto fusha ofrojnë për studentët dhe të rinjtë në të ardhmen.

Kjo ishte një ditë e mbushur me mësim, bashkëpunim dhe përvoja të bukura për të gjithë pjesëmarrësit.

Fotot e lajmit

tp-bottom