Lirigzon Goçaj - Asistent i Angazhuar në Fakultetin e Mjekësisë të UFAGJ

Lirigzon Goçaj - Asistent i Angazhuar në Fakultetin e Mjekësisë të UFAGJ

Lirigzon Goçaj ka përfunduar shkollën fillore në SHFMU “Edmond Hoxha” në Junik, shkollimin e mesëm në SHMLM “Hysni Zajmi” në Gjakovë.

Studimet themelore i përfundoi në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, në drejtimin Infermieri të Përgjithshme, po ashtu dhe studimet post diplomike (master) në drejtimin Menaxhim Shëndetësor, në UFAGJ. Gjithashtu, studion në Masterin e dytë, Menaxhim i Burimeve Njerëzore në Universitetin Haxhi Zeka.

Përgjatë viteve të tij si student i përkushtuar, Lirigzoni ishte dhe në krye të përfaqësimit studentor për 3 vite me radhë, ku ngriti zërin për studentët në senat dhe këshill drejtues.

Ai ishte kryetar i Fakultetit të Mjekësisë / Anëtar i Këshillit Akademik në FM (2021/2022), Senator nga radhët e studentëve (2022/2023), kryetar i Parlamentit Studentor (2023/2024), duke u bërë kështu studenti parë në UFAGJ që arriti t’i udhëheqë të gjitha pozitat në radhët e përfaqësimit studentor.

Duke mos mbaruar më kaq, Lirigzoni ishte pjesë edhe e disa komisioneve si: Komisioni qëndror i cilësisë, komisioni disiplinor, komisioni për planifikimin strategjik të universitetit, komisioni për rishikimin strategjik të FM, grupe punuese për hartimin e rregulloreve etj dhe proceseve të akreditimit institucional.

Duke qenë shumë aktiv në fushën e aktivizmit studentor, brenda periudhës udhëheqëse, Lirigzoni arriti t’i realizoj mbi 50 aktivitete, kampanja vetëdijësuese, panele diskutimi, debate, ligjërata shtesë dhe kontribute në komunitet e gjithashtu bashkëthemelues i projektit më inovativ në UFAGJ, njësia e shputës diabetike.

Gjatë mandatit si kryetar i Parlamentit Studentor, përmes kërkesave dhe lobimit të tij, u aktivizua edhe sistemi tutorial në UFAGJ.

Në aspektin akademik dhe shkencor, ai ka marrur pjesë aktivisht në konferenca ndërkombëtare, ka kontribuar në Konferencat e Fakultetit të Mjekësisë dhe ka të publikuara 3 punime shkencore si bashkëautor.

Përkushtimi i tij ndaj Universitetit nuk u ndal me përfundimin e studimeve. Aktualisht, Lirigzon Goçaj është Asistent i angazhuar në Fakultetin e Mjekësisë, duke dhënë kontribut në mësimdhënie dhe mbështetje akademike për studentët e rinj, në të njejtën kohë ushtron edhe profesionin e infermierit në Laboratorin Avicena në Gjakovë, duke dëshmuar kështu që Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë përgaditë profesionist të aftë të cilët aplikojnë me sukses njohuritë e fituara në praktikë në shërbim të sistemit shëndetësor në vend.

Rruga akademike dhe profesionale e ish studentit Lirigzon Goçaj, është dëshmi se përkushtimi, vizioni dhe angazhimi sjellin rezultate të qëndrueshme. Ai është një shembull i shkëlqyer se si një student i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, mund të bëhet një kontribuues i rëndësishëm në arsim, shkencë dhe shëndetësi.

tp-bottom