Diskutohen mundësitë e bashkëpunimit të UGJFA-së me Universitetin Teknik të Rigës

Diskutohen mundësitë e bashkëpunimit të UGJFA-së me Universitetin Teknik të Rigës


Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Dr. Shaban Buza ka pritur në takim përfaqësuesen e Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit Teknik të Rigës (Letoni), znj. Liene Maurite, me të cilën ka biseduar bashkëpunimin e gjertanishëm dhe për mundësitë e bashkëpunimit mes dy universiteteve në të ardhmen.

Rektori Buza falënderoi znjsh. Maurite për bashkëpunimin dhe diskutuan për mundësitë e shumta që ofron ky universitet për studentët dhe stafin e UGJFA-së.

Ndërsa, znjsh. Maurite shprehi kënaqësinë që për të parën herë po qëndron në UGJFA.
Më pas para studentëve shpjegoi procedurat që duhet ndjekur për të aplikuar për shkëmbim në Erasmus+ në këtë Universitet pasi që në aplikimin e projektit të përbashkët nga zyrat për marrëdhënie me jashtë është fituar granti i shkëmbimeve të studentëve.

Sa për informatë, Universiteti i Teknik i Rigës është universiteti më i vjetër teknik në vendet baltike, i themeluar në vitin 1862.


Fotot e lajmit

tp-bottom