Diskutohen mundësitë e bashkëpunimit të UGJFA-së me Universitetin Teknik të Rigës
Rektori i Universitetit të Gjakovës
“Fehmi Agani”, Prof. Dr. Shaban Buza ka pritur në takim përfaqësuesen e
Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit Teknik të Rigës
(Letoni), znj. Liene Maurite, me të cilën ka biseduar bashkëpunimin e
gjertanishëm dhe për mundësitë e bashkëpunimit mes dy universiteteve në të
ardhmen.
Rektori Buza falënderoi znjsh. Maurite për bashkëpunimin dhe diskutuan për mundësitë e shumta që ofron ky universitet për studentët dhe stafin e UGJFA-së.
Ndërsa, znjsh. Maurite shprehi
kënaqësinë që për të parën herë po qëndron në UGJFA.
Më pas para studentëve shpjegoi procedurat që duhet ndjekur për të aplikuar për
shkëmbim në Erasmus+ në këtë Universitet pasi që në aplikimin e projektit të
përbashkët nga zyrat për marrëdhënie me jashtë është fituar granti i shkëmbimeve
të studentëve.
Sa për informatë, Universiteti i Teknik i Rigës është universiteti më i vjetër teknik në vendet baltike, i themeluar në vitin 1862.