
Gjenerali Wesley K. Clark viziton Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë
Gjakovë, 22.06.2024.
Rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku së bashku me kryesuesen e Këshillit Drejtues znj. Majlinda Haxhikadrija-Ramadani, Prorektoren Prof. Ass. Dr. Dafinë Ibrahimi-Kaçuri, Sekretaren e përgjithshme znj. Linda Dula-Halilabazi dhe U.D. Dekanen e Fakultetit të Filologjisë Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu pritën në takim Doctor Honoris Causa të UFAGJ, gjeneralin Wesley K. Clark, mikun e madh të popullit të Kosovës, i shoqëruar nga Lindita Daija.
Rektori Bunjaku, fillimisht i uroi mirëseardhje në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, njëherit falënderoi gjeneralin Clark për kontributin e madh që ka dhënë për popullin shqiptar në Kosovë gjatë luftës në vitin 1999, një shembull të cilin sot me krenari ne gjeneratat e reja duhet të ndjekim, të kontribuojmë në zhvillimin dhe forcimin e shtetit tonë, ashtu që të jemi shembull për gjeneratat e ardhme që do të vijnë.
Rektori Bunjaku e informoi gjeneralin rreth Universitetit, programeve dhe objektivave të zhvillimit të Universitetit, për të cilat është duke u punuar.
Gjenerali Clark, u shpreh shumë i nderuar për mikpritjen dhe falënderoi edhe njëherë për titullin “Doctor Honoris Causa” që i është dhënë nga UFAGJ vitin e kaluar.