Konkurs/Tender për angazhimin e konsulentëve (kontraktorit individual) me kohë të caktuar

Konkurs/Tender për angazhimin e konsulentëve (kontraktorit individual) me kohë të caktuar

NJOFTIMI PËR KONTRATË

Data e hapjes së konkursit/tenderit 18.03.2024, afati i fundit për aplikim 08.04.2024  

Grupi 1. Angazhimi i konsulentave (kontraktorit individual) për shërbime të veçanta - (Asistente e Dekanit F.SH.S -UFAGJ)

Grupi 2. Angazhimi i konsulentave (kontraktorit individual) për shërbime të veçanta - (Asistente e Dekanit F.E-UFAGJ )

Grupi 3. Angazhimi i konsulentave (kontraktorit individual) për shërbime të veçanta - (Asistente e Dekanit F.F-UFAGJ )

Detyrat dhe përgjigjësitë për asistente janë si më poshtë :

Detyrat Kryesore:

  1. Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimin dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve, si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme

  2. Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespodencën, raportet, memorandumet dhe email-at për mbikëqyrësin

  3. Pranon dhe shpërndan korrespodencën për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj

  4. Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit

  5. Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin, si dhe ndihmon në zgjidhjen  e ndonjë problemi administrativ dhe teknik

  6. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi

Kualifikimi dhe shkathtësitë:

  1. Arsimimi Bachelor dhe së paku një (1) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative;

  2. Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të njohur teknike ose administrative;

  3. Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;

  4. Shkathtësi  të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzim dhe përcjellë informata tek të tjerët;

  5. Afrtësi koordinimi dhe mbikëqyerjes të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;

  6. Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel , Power Point, Acess).

  7. Njohja  e gjuhës angleze e dëshirueshme.

Grupi 4. Angazhimi i konsulentave (kontraktorit individual) për shërbime të veçanta - (Inxhinier i Ndërtimtarisë - UFAGJ) 

     Detyrat dhe përgjegjësit janë si më poshtë:

  1. Mbikëqyrja e punimeve në Universitet.

  2. Është përgjegjës për projektet e ndërtimit.

  3. Rikonstruksion ndërtim objektesh.

  4. Të ketë njohuri për përgatitjen e librit ndërtimor dhe ditarin e punës

  5. Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjitha detyrat e tjera që i ngarkohen

  6. Planifikojnë, dizajnojnë, dhe mbikëqyrin ndërtimin.

  7. Angazhohen në shumë projekte.

  8. Grumbullimi dhe përgatitja e informatave rreth dizajneve,veçorive të ndërtimit, materialeve, veglave dhe shpenzimeve.

  9. Dokumentimi i detajeve teknike dhe pergatitja e dokumentacionit për vlerësimin e tenderëve në fushën përkatëse.

  10. Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt

Kualifikimet:

  1. Fakulteti i Ndërtimtarisë

  2. Të ketë projekte të projektuara dhe të menaxhuara

  3. Së paku 2 vite përvojë pune

  4. Të  ketë njohuri të shkëlqyer në programet AUTO-CAD, ARCHICAD, PAKETEN  OFFICE, ARMCAD, SOFTWERET PËR LLOGARITJE  STATIKE COBUS OSE TOWER etj, të dëshmuara me certifikata

  5. Të ketë njohuri shumë te mira rreth dokumentacionit teknikpër përgatitjen dhe vlerësimin e tenderëve në fushën perkatëse

  6. Njohuri të dëshmuara në krijimin dhe mbikëqyrjen e projekteve ndërtimore

  7. Njohuri të theksuara dhe të dëshmuara në dizajn

  8. Njohuri të gjuhës angleze

Aplikimi bëhet në faqen e prokurorimit:

https://e-prokurimi.rks-gov.net/HOME/

tp-bottom