Konkurs/Tender për angazhimin e konsulentëve (kontraktorit individual) me kohë të caktuar
Data e hapjes së konkursit/tenderit 18.03.2024, afati i fundit për aplikim 08.04.2024
Grupi 1. Angazhimi i konsulentave (kontraktorit individual) për shërbime të veçanta - (Asistente e Dekanit F.SH.S -UFAGJ)
Grupi 2. Angazhimi i konsulentave (kontraktorit individual) për shërbime të veçanta - (Asistente e Dekanit F.E-UFAGJ )
Grupi 3. Angazhimi i konsulentave (kontraktorit individual) për shërbime të veçanta - (Asistente e Dekanit F.F-UFAGJ )
Detyrat dhe përgjigjësitë për asistente janë si më poshtë :
Detyrat Kryesore:
-
Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimin dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve, si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme
-
Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespodencën, raportet, memorandumet dhe email-at për mbikëqyrësin
-
Pranon dhe shpërndan korrespodencën për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj
-
Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit
-
Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin, si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik
-
Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi
Kualifikimi dhe shkathtësitë:
-
Arsimimi Bachelor dhe së paku një (1) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative;
-
Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të njohur teknike ose administrative;
-
Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
-
Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzim dhe përcjellë informata tek të tjerët;
-
Afrtësi koordinimi dhe mbikëqyerjes të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
-
Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel , Power Point, Acess).
-
Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme.
Grupi 4. Angazhimi i konsulentave (kontraktorit individual) për shërbime të veçanta - (Inxhinier i Ndërtimtarisë - UFAGJ)
Detyrat dhe përgjegjësit janë si më poshtë:
-
Mbikëqyrja e punimeve në Universitet.
-
Është përgjegjës për projektet e ndërtimit.
-
Rikonstruksion ndërtim objektesh.
-
Të ketë njohuri për përgatitjen e librit ndërtimor dhe ditarin e punës
-
Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjitha detyrat e tjera që i ngarkohen
-
Planifikojnë, dizajnojnë, dhe mbikëqyrin ndërtimin.
-
Angazhohen në shumë projekte.
-
Grumbullimi dhe përgatitja e informatave rreth dizajneve,veçorive të ndërtimit, materialeve, veglave dhe shpenzimeve.
-
Dokumentimi i detajeve teknike dhe pergatitja e dokumentacionit për vlerësimin e tenderëve në fushën përkatëse.
-
Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt
Kualifikimet:
-
Fakulteti i Ndërtimtarisë
-
Të ketë projekte të projektuara dhe të menaxhuara
-
Së paku 2 vite përvojë pune
-
Të ketë njohuri të shkëlqyer në programet AUTO-CAD, ARCHICAD, PAKETEN OFFICE, ARMCAD, SOFTWERET PËR LLOGARITJE STATIKE COBUS OSE TOWER etj, të dëshmuara me certifikata
-
Të ketë njohuri shumë te mira rreth dokumentacionit teknikpër përgatitjen dhe vlerësimin e tenderëve në fushën perkatëse
-
Njohuri të dëshmuara në krijimin dhe mbikëqyrjen e projekteve ndërtimore
-
Njohuri të theksuara dhe të dëshmuara në dizajn
-
Njohuri të gjuhës angleze
Aplikimi bëhet në faqen e prokurorimit: