Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë presin në takim figurat e shquara, Prof. Romeu Gurakuqi dhe historianin Jusuf Buxhovi me bashkëpunëtorë

Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë presin në takim figurat e shquara, Prof. Romeu Gurakuqi dhe historianin Jusuf Buxhovi me bashkëpunëtorë

Me datë 22.09.2023 menaxhmenti i  Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë i përbërë nga, U.D. Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri, U.D. Prorektorja për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore Prof. Ass. Dr. Elsa Vula dhe Sekretarja e Përgjithshme e UFAGj-së znj.Linda Dula-Halilabazi, ka pritur në takim Prof. Romeu Gurakuqi bashkë me recensentin e librit të tij “Shqipëria dhe tokat e lirueme”, Jusuf Buxhovi dhe me bashkëpunëtorë.
Takimi i të dyja palëve u fokusua në trajtesat e këtij libri që merret me ndriçimin e kthesave historike nëpër të cilat kaloi bota shqiptare në vitet 1939 – 1945 kur lufta fashiste përmbysi shumë nga realitet paraprake dhe solli ndryshime në jetën e shqiptarëve, siç ishte fitorja e komunistëve që ndikuan rrethanat politike dhe shtetërore të botës shqiptare.
U.D Prorektorja Muhaxhiri në emër të UFAGj-së e ka falënderuar z. Gurakuqi si dhe organizatorin e këtij takimi z. Buxhovi, për vizitën dhe ju ka uruar suksese në promovimin e librit në Gjakovë.

Ajo poashtu ka theksuar se i është shumë mirënjohëse profesorit Gurakuqi që ka përzgjedhur Gjakovën për promovimin e këtij libri mjaft voluminoz që ndërthur në vete vlera të larta kulturore e historike.

Fotot e lajmit

tp-bottom