Universiteti “Fehmi Agani” vijon takimet me studentët e Alumni-t për plotësimin e pyetësorëve Vizitohet ShFMU “Shaban Golaj” në Lipovec të Gjakovës

Universiteti “Fehmi Agani” vijon takimet me studentët e Alumni-t për plotësimin e pyetësorëve Vizitohet ShFMU “Shaban Golaj” në Lipovec të Gjakovës

Pas marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet U.D. Prorektores për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri dhe Zyrës për Sigurimin e Cilësisë të përfaqësuar nga zyrtari Daut Islami me drejtorët komunalë të Arsimit dhe Shëndetësisë në komunat kryesore prej nga vijnë studentët e UFAGj-së, po vazhdon puna me realizimin e pyetësorëve me studentët e Alumni-t, të cilët kanë qenë studentë në UFAGj dhe tashmë punojnë nëpër institucione të ndryshme në Kosovë, si dhe me punëdhënësit e tyre.

Gjatë ditës së sotme, zyrtari i UFAGj-së, z. Arjan Dobraj ka vizituar ShFMU “Shaban Golaj” në fshatin Lipovec, komuna e Gjakovës, ku është pritur nga drejtori z. Gëzim Gjuraj dhe stafi i shkollës.

Drejtori është shprehur mirënjohës për vizitën, duke theksuar njëkohësisht se është i kënaqur me përgatitjen profesionale që shfaqin mësimdhënësit që kanë përfunduar studimet në UFAGj.

Studentët e Alumni-t të Universitetit “Fehmi Agani” që punojnë në këtë shkollë e mirëpritën plotësimin e këtyre pyetësorëve dhe kanë falënderuar institucionin për kujdesin dhe rëndësinë që iu kushton edhe pas diplomimit.

Universiteti “Fehmi Agani” si institucion i arsimit të lartë në Kosovë që nga themelimi ka ofruar degë studimi që përkojnë me kërkueshmërinë e tregut të punës në Republikën e Kosovës, por edhe në vendet jashtë saj, pasi studentët që kanë studiuar në UFAGj tashmë punojnë edhe në institucione nëpër shtete të ndryshme në Evropë dhe botë.

Fotot e lajmit

tp-bottom