Eksperti i ekonomisë Z. Gërxhaliu vizitoi sot Zyrën për Zhvillim të Karrierës së UFAGJ-së

Eksperti i ekonomisë Z. Gërxhaliu vizitoi sot Zyrën për Zhvillim të Karrierës së UFAGJ-së

Sot u prit në takim eksperti i ekonomisë Z. Safet Gërxhaliu dhe u vlerësuar bashkëpunimin dhe nevojat e thellimit të bashkëpunimit në mes të institucioneve të arsimit të lartë publikë dhe agjencisë dhe zyrave të punësimit.

Ky takim u mundësua nga Qendra Gjermane e Informacionit për Migracionin, Formimin Profesional dhe Karrierën (DIMAK) dhe Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH në kuadër të bashkëpunimit të tyre për të forcuar dhe zhvilluar Zyrat e Karrierës së Universiteteve publike.

Z. Gërxhaliu u prit nga zyrtarja për Zhvillim të Karrierës znj. Freskina Mula Ermeni dhe koordinatorja për praktika profesionale znj. Mentore Zejnullahu.

Z. Safet Gërxhaliu si ekspert i ekonomik njohu për së afërmi punën e Zyrës së Karrierës së Universitetit „Fehmi Agani“ Gjakovë dhe promovoj shërbimet e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK). Këto shërbime do të promovohen dhe diskutohen edhe me akter të rëndësishëm si odat dhe asosacionet relevante në Kosovë.

Poashtu z. Gërxhaliu nga perspektiva e tij dha rekomandimet për të zhvilluar dhe më shumë këtë zyre dhe për të qenë sa më mbështetës për karrierën e studentëve tanë. Këto vlerësime dhe rekomandime mjaft të nevojshme për zyrën do të dorëzohen në një raport përfundimtar.

Z. Gërxhaliu shprehu interesimi që të jetë edhe para studentëve tanë për një ligjëratë bashkëbiseduese për të ndarë përvojat e tij në fushën e ekonomisë dhe për prezantimin e rolit të Zyrës për Zhvillim të Karrierës në kuadër të Universitetit.

Fotot e lajmit

tp-bottom