Java e infermierisë në Universitetin “Fehmi Agani” përmbyllet me kampanjën vetëdijësuese për qytetarët e komunës së Gjakovës
Gjatë ditës së sotme me iniciativën e Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë, studentët e këtij fakulteti dhe në bashkëpunim me asistentët e Fakultetit të Mjekësisë, u realizua kampanja vetëdijësuese ndaj të qytetarëve dhe kryesisht të moshuarve në komunën e Gjakovës.
Nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë, departamenti Infermieri janë realizuar falas këto shërbime:
- Matja e Tensionit Arterial
- Matja e Glikemisë.
- Matja e Pulsit dhe
- Matja e Saturimit të Oksigjenit
- Shpërndarja e broshurava promovuese për shëndetin dhe mënyren e të ushqyerit shëndetshëm.
Gjatë Javës së Infermierisë, nga studentët e deges së Infermierisë dhe Shëndetit Publik u prezantua një përmbledhje hulumtuese që vë në pah arsyet, shkaqet e emigrimit dhe impaktin e tyre në sistemin shëndetësor, u dhanë ide, u nxorën konkluzione, përfundime dhe rekomandime.
U organizua ndër të tjera edhe një tryezë diskutimi me temë: “Ndikimi i emigrimit të stafit shëndetësor dhe impakti në ofrimin e shërbimeve shëndetësore”, i organizuar nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe stafit akademik.
U.d rektori i Universitetit “Fehmi Agani” Zeqir Hashani ka përshëndetur të gjitha këto aktivitete, dhe i ka përgëzuar studentët, stafin akademik, dhe të gjithë akterët që mundësuan manifestimin e Javës së Infermierisë në mënyrën më të mirë.
Theksojmë që menaxhmenti i UFAGj-së ka përkrahur financiarisht realizimin e këtyre aktiviteteve për shënimin e Javës së Infeermierisë, e cila manifestohet e shpallur zyrtarisht në mbarë botën.