Universiteti “Fehmi Agani” merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit dhe Leximit

Universiteti “Fehmi Agani” merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit dhe Leximit

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit dhe Leximit që organizohet në datat 24, 25 dhe 26 prill në Prishtinë.

Paniri është i organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Me pjesëmarrje të shumë instucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, autorë të ndryshëm do të kenë mundësinë të shfaqin disa nga veprat e tyre më të reja që i kontribuojnë edhe më shumë zhvillimit të shkencës dhe kulturës, e në veçanëti gjuhës dhe letërsisë shqiptare. Përtej kësaj autorët shfaqin edhe studime dhe publikime shkencore në fushat e tjera si të: mjekësisë, teknologjisë, etj.

Universiteti “Fehmi Agani” po merr pjesë me disa botime te fushave të ndryshme nga profesorë të këtij instucioni të arsimit të lartë në Kosovë që këtë fillimvit festoi 10-vjetorin e themelimit, dhe në panair përfaqësohet nga zyrtaret Freskina Mula dhe Tringa Kozniku.  

Pjesëmarrës të këtij panairi janë Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, Akademia e Studimeve Albanalogjike në Tiranë, Instituti “Ali Hadri” në Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, Universiteti “Fehmi Agani”, Universiteti i Tiranës, Agjencia Shtetrore e Arkivave të Kosovës, Drejtoria e Përgjigjshme e Arkivave të Shqipërisë, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”- Ulqin, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Fotot e lajmit

tp-bottom