Vizita e Ambasadorit Amerikan në Universitetin “Fehmi Agani”, Gjakovë

Vizita e Ambasadorit Amerikan në Universitetin “Fehmi Agani”, Gjakovë

Gjakovë, 1 Shkurt, 2023

Në kuadër të serisë së takimeve me studentë të universiteteve në Kosovë, Ambasadori Amerikan në Prishtinë Sh.T. Jeffrey Hovenier ka vizituar Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Me këtë rast, Ambasadori ka mbajtur një fjalim dhe ka bashkëbiseduar me studentët e Fakulteteve përkatëse për fushën e diplomacisë së edukimit dhe çështjeve aktuale në vend.

Fillimisht Ambasadori është pritur nga U.D. Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, i cili i ka uruar mirëseardhje dhe i ka shprehur falënderim të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës Amerikane për Universitetin dhe për studentët e këtij Universiteti.

Gjatë kësaj vizite, studentët patën rastin t’i bëjnë pyetje Ambasadorit si rreth temës bosht të takimit, ashtu  edhe për çështje tjera të aktualitetit në vend.

Kjo vizitë është vizita e parë e një Ambasadori Amerikan në Universitetin “Fehmi Agani”, Gjakovë. 

Fotot e lajmit

tp-bottom