Sesion informues Bund In “Mësimdhënie e mirë, Edukim i mirë”

Sesion informues Bund In “Mësimdhënie e mirë, Edukim i mirë”

Fakulteti i Edukimit - Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me organizaten  Internationaler Bund IB është duke implementuar projektin “Mësimdhënie e mirë, Edukim i mirë”!

Kjo organizatë fton të gjithë studentët absolvent  (në vitin e fundit të studimeve) apo edhe të diplomuarit e Fakultetit të Edukimit drejtimi Parashkollor që të behën pjesë e një trajnimi intensiv një vjeçar dhe ofrimin e punës praktike 4 javore në Gjermani.

Sesioni informues do të mbahet:

  • ditën e Premte, 21 tetor 2022,
  • në objektin e Fakultetit të Edukimit,
  •  në ora 12:30.  

 

 Trajnimet që do t’i ofrojmë në kuadër të programit janë;

- Aftësime dhe trajnime ndërkulturore;

- Kurse të gjuhës gjermane nga niveli A1 deri në nivelin B2;

- Një punë praktike 4 javore në Gjermani;

- Këshillim profesional në profesion;

- Mbështetje rreth përgatitjes së temës së diplomës suaj (me tematikë edukimin e hershëm).

 

Afati i fundit për aplikim është data 31 tetor 2022.

 

Për më shumë ejani në sesionin informues! Ju presim!

Thirrja për aplikim

 

tp-bottom