Sesion informues Bund In “Mësimdhënie e mirë, Edukim i mirë”
Fakulteti i Edukimit - Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me organizaten Internationaler Bund IB është duke implementuar projektin “Mësimdhënie e mirë, Edukim i mirë”!
Kjo organizatë fton të gjithë studentët absolvent (në vitin e fundit të studimeve) apo edhe të diplomuarit e Fakultetit të Edukimit drejtimi Parashkollor që të behën pjesë e një trajnimi intensiv një vjeçar dhe ofrimin e punës praktike 4 javore në Gjermani.
Sesioni informues do të mbahet:
- ditën e Premte, 21 tetor 2022,
- në objektin e Fakultetit të Edukimit,
- në ora 12:30.
Trajnimet që do t’i ofrojmë në kuadër të programit janë;
- Aftësime dhe trajnime ndërkulturore;
- Kurse të gjuhës gjermane nga niveli A1 deri në nivelin B2;
- Një punë praktike 4 javore në Gjermani;
- Këshillim profesional në profesion;
- Mbështetje rreth përgatitjes së temës së diplomës suaj (me tematikë edukimin e hershëm).
Afati i fundit për aplikim është data 31 tetor 2022.
Për më shumë ejani në sesionin informues! Ju presim!