NËNSHKRUHET MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MES UNIVERSITETIT “FEHMI AGANI” GJAKOË DHE OJQ “PEER EDUCATORS NETWORK”
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ) do të bashkëpunojë me OJQ “ PEER EDUCATORS NETWORK” (PEN) për çështje me interes reciprok për të dy palët. Për specifikimin e fushave të bashkëpunimit sot u nënshkrua edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi nga rektori i UFAGJ – së , Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani dhe drejtori i OJQ PEN, Bujar Fejzullahu.
Peer Educators Network (PEN) me të dhënat e tjera në krye të kësaj Marrëveshje, është organizatë jo-qeveritare licencuar nga Ministria e Administratës Publike, për të ofruar shërbime edukative.
Të dyja palët pajtohen për të bashkëpunuar në të mirë të tyre, por edhe në të mirë të studentëve të UFAGJ – së.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të lartpërmendura ka për qëllim avancimin e shërbimeve arsimore, shëndetësore duke përfshirë zhvillimin e programeve akademike dhe jo-akademike për trajnim dhe hulumtim me fokusim të veçantë në shkencat e edukimit, shkencat sociale dhe shkencat shëndetësore.
Palët pajtohen që të hartojnë dhe zbatojnë projekte, iniciativa, programe dhe aktivitete në fusha të ndryshme të bashkëpunimit: organizimi i trajnimeve me tematika të ndryshme të karakterit shkencor dhe kualifikues, bashkëpunim në kuadrin e programeve kombëtare dhe ndërkombëtare në hapësirat e shkencave sociale dhe të shëndetësisë, realizimi i ligjëratave në tematika të caktuara nga PEN në programet e UFAGJ – së, angazhimi i stafit profesional të UFAGJ –së për realizim të hulumtimeve për nevojat e PEN.