NËNSHKRUHET MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MES UNIVERSITETIT “FEHMI AGANI” GJAKOË DHE OJQ “PEER EDUCATORS NETWORK”

NËNSHKRUHET MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MES UNIVERSITETIT “FEHMI AGANI” GJAKOË DHE OJQ “PEER EDUCATORS NETWORK”

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ) do të bashkëpunojë me OJQ  “ PEER EDUCATORS NETWORK” (PEN) për çështje me interes reciprok për të dy palët. Për specifikimin e fushave të bashkëpunimit sot u nënshkrua edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi nga rektori i UFAGJ – së , Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani dhe drejtori  i OJQ PEN, Bujar Fejzullahu.

Peer Educators Network (PEN) me të dhënat e tjera në krye të kësaj Marrëveshje, është organizatë jo-qeveritare licencuar nga Ministria e Administratës Publike, për të ofruar shërbime edukative.

Të dyja palët pajtohen për të bashkëpunuar në të mirë të tyre, por edhe në të mirë të studentëve të UFAGJ – së.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të lartpërmendura ka për qëllim avancimin e shërbimeve arsimore, shëndetësore duke përfshirë zhvillimin e programeve akademike dhe jo-akademike për trajnim dhe hulumtim me fokusim të veçantë në shkencat e edukimit, shkencat sociale dhe shkencat shëndetësore.

Palët pajtohen që të hartojnë dhe zbatojnë projekte, iniciativa, programe dhe aktivitete në fusha të ndryshme të bashkëpunimit: organizimi i trajnimeve me tematika të ndryshme të karakterit shkencor dhe kualifikues, bashkëpunim në kuadrin e programeve kombëtare dhe ndërkombëtare në hapësirat e shkencave sociale dhe të shëndetësisë, realizimi i ligjëratave në tematika të caktuara nga PEN në programet e UFAGJ – së, angazhimi i stafit profesional të UFAGJ –së  për realizim të hulumtimeve për nevojat e PEN.

Article Gallery

tp-bottom