Rektori Nimani i UFAGJ- së priti në takim Kryetarin e Sindikatës Komunale të Gjakovës (SKAB)
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani, sot ka pritur në takim kryetarin e Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Gjakovës, Z.Zenun Nimani.
Qëllimi i takimit është bashkëpunimi në mes sindikatës së arsimit dhe universitetit tonë.
Ky takim u mbajt me qëllim që të konkretizojë marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të dyja palëve.
Rektori Nimani u shprehë se Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë merr përsipër trajnimin e mësimdhënësve para universitar përmes qendrës didaktike për përsosmëri ne mësimdhënie.
UFAGJ është në shërbim të komunitetit te arsimit të të gjitha niveleve dhe që nga shtatori I vitit të ardhshëm, sindikata e arsimit se bashku me qendrën tonë QDPM do të organizojnë dinamiken e trajnimit te mësimdhënësve në komunën e Gjakovës.
Rektori ofroi mbështetje për Kryetarin e sindikatës, dhe shtoi se e vlerësojmë punën dhe angazhimin tuaj dhe shprehim gatishmërinë tonë për t’ju mbështetur në misionin tuaj fisnik.
Në anën tjetër, drejtuesi i sindikatës e falënderoi rektorin për mbështetjen.