Takim i tri Zyrave të Karrierës së Universiteteve publike

Takim i tri Zyrave të Karrierës së Universiteteve publike

Sot me 15 mars u mbajt takimi në mes të tri zyrave të karrierës në kuadër të Universiteteve publike të rrafshit të Dukagjinit.

Zyrtarja e karrierës së Universitetit “Fehmi Agani” zn.Freskina Mula dhe përfaqësuesit e studentëve të prirë nga kryetari i parlamentit studentor Endrit Zeneli, pritën në takim Drejtorin e  Zyrës për Zhvillim të Karrierës Abedin Selimaj  dhe Leonora Zefi Zyrtare në këtë zyre nga Universiteti “Haxhi Zeka” të Pejës.

Në këtë takim u diskutuan shumë pika ndër to: funksionalizimi i Unionit Studentor të Kosovës; Kyçja në mobilitete e sa më shumë studentëve; Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta të studentëve; Aktivitete të përbashkëta për ditën botërore të ambientit; Promovimi i punës vullnetare tek studentët, etj. 

Me këtë rast Rektori Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani përshëndeti takimin dhe falënderoj për vizitë përfaqësuesit e Qendrës së karrierës së Universitetit të Pejës dhe studentët përfaqësues dhe përkrahu iniciativën e bashkëpunimit të studentëve të të tri universiteteve publike. 

Pas takimit në Gjakovë, të dy zyrat e Karrierës bashkë me studentët përfaqësues u pritëm nga Zyra e Karrierës dhe studentë të Universitetit Ukshin Hoti“ në Prizren.

Edhe në këtë takim u akorduam për mbajtjen e disa aktiviteteve të përbashkëta në promovimin e aktiviteteve jashtë-kurrikulare për studentët.

Fotot e lajmit

tp-bottom