Studentët e UFAGJ-së bashkë me Kryqin e Kuq-dega në Gjakovë ndihmuan familjet e prekura nga vërshimet

Studentët e UFAGJ-së bashkë me Kryqin e Kuq-dega në Gjakovë ndihmuan familjet e prekura nga vërshimet

Në zbatim të marrëveshjes së përbashkët, studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Kryqi i Kuq i Kosovës-dega në Gjakovë, si pasojë e vërshimeve dhuruan ushqim, ëmbëlsira dhe veshmbathje për familjet me nevojë, të cilat janë të vendosura në objektin e Aeroportit të Gjakovës.

Rektori Nimani i përgëzoi studentët që në këtë kohë të vështirë për familjet, shprehën gatishmërinë për të dhënë kontribut.

Po ashtu, shprehu falënderim për studentët dhe Kryqin e Kuq të Kosovës-dega në Gjakovë për këtë iniciativë.

Fotot e lajmit

tp-bottom