Ministrja e Drejtësisë vizitoi Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”
Ministrja e Drejtësisë, Znj.
Dhurata Hoxha sot qëndroi për vizitë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”,
ku së bashku me Rektorin Prof. Dr. Shaban Buza mbajti një takim me studentët
dhe diskutuan për sistemin e drejtësisë, me theks të posaçëm të drejtën e trashëgimisë
së femrës.
Pas debatit të frytshëm me studentët takimi vazhdoi me mësimdhënësit në lokalet e Rektoratit, ku pas përshëndetjes dhe njoftimit të shkurtër rreth Universitetit nga ana e Rektorit, ministrja bashkëbisedoi me të pranishmit.