Ministrja e Drejtësisë vizitoi Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”

Ministrja e Drejtësisë vizitoi Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”


Ministrja e Drejtësisë, Znj. Dhurata Hoxha sot qëndroi për vizitë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, ku së bashku me Rektorin Prof. Dr. Shaban Buza mbajti një takim me studentët dhe diskutuan për sistemin e drejtësisë, me theks të posaçëm të drejtën e trashëgimisë së femrës.

Pas debatit të frytshëm me studentët takimi vazhdoi me mësimdhënësit në lokalet e Rektoratit, ku pas përshëndetjes dhe njoftimit të shkurtër rreth Universitetit nga ana e Rektorit, ministrja bashkëbisedoi me të pranishmit.

Article Gallery

tp-bottom