Rektorët e universiteteve publike të Kosovës u takuan më Ministren e MASHTI-it Hykmete Bajramin
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim rektorët e universiteteve publike të Kosovës, me të cilët ka biseduar rreth bashkëpunimit mes MAShTI-t dhe universiteteve, me qëllim të avancimit të arsimit të lartë publik në vend.
Gjatë këtij takimi u bisedua për procesin e përmbylljes së vitit akademik 2019/2020 si dhe rreth përgatitjeve të nevojshme për fillimin e vitin të ri akademik 2020/2021.
Palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në të mirë të ngritjes së cilësisë në sistemin arsimor në Republikën e Kosovës.
Prishtinë
27 maj 2020