Filloj impelmentimi i projektit QATEK me Mësimdhënës të Fakulteteve të Edukimit
Mbahet takimi i parë për implementimin e projektit ‘Drejt një sistemi të orientuar për cilësi të arsimit fillestar për të rritur profesionalizmin e mësuesve në Kosovë- QATEK’.
Takimin e udhehoqi Prof. Blerim Saqipi, kordinator i projektit, nga fakulteti i Edukimit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’. Pjesmarrës të tjerë ishin stafi akademik nga Fakultetet e Edukimit të Universitetit të Gjakovës ‘Fehmi Agani’ , Universiteti i Gjilanit dhe Universiteti i Mitrovices.
Nga Universiteti jonë, pjesmarrëse ishte Prorektoria për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Vjollca Dibra, nga Fakulteti i Edukimit, Prodekania Prof. Ass. Dr. Laura Naka, dhe mësimdhënës të kësaj njësie akademike.
Në këtë takim u analizua gjendja fillestare në të cilën gjendet zhvillimi i projektit, u ndan disa detyra, por dhe u diskutuan aktivitetet pasuese.
Projekti QATEK mundësohet nga fondet e Bashkimit Evropian të programit ERASMUS +. Në këtë projekt UGJFA-ja është partnere me Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Lubjanës, universitete nga Roma dhe Talini në Estoni.