Urimi i Rektorit Nimani për Muajin e Shenjtë të Ramazanit!

Urimi i Rektorit Nimani për Muajin e Shenjtë të Ramazanit!

Të dashur vëllezër e motra të besimit Islam!

Sot nis për të gjithë myslimanët periudha e sakrificës dhe e reflektimit, e vetëpastrimit shpirtëror dhe e devotshmërisë ndaj të Plotfuqishmit: Muaji i shenjtë i Ramazanit.

Le të shërbejë ky muaj i shenjtë për t’iu gjendur me më shumë dashuri dhe përkujdesje njëri-tjetrit dhe të afërmve dhe për të vënë në piedestal e për t’iu falur vetëm vlerave të vërteta e të pastra njerëzore.

Ky muaj na sjelltë begati, mirësi, paqe në familjet tona, dhe në mbarë shoqërinë.

Ju uroj nga zemra agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Zoti qoftë më Ju!

Artan Nimani

tp-bottom