Universiteti i Gjakovës vendos për fillimin e mësimit virtual

Universiteti i Gjakovës vendos për fillimin e mësimit virtual

Rektori i Universitetit të  Gjakovë “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, dje, ka marrë pjesë në takimin online të Konferencës së Rektorëve, së bashku me Ministren e MAShTI-t, z. Hykmete Bajrami, ku janë dakorduar që të gjitha universitetet publike të fillojnë mësimin online.

Po ashtu, sot, janë bërë përgatitjet dhe testimet e para të metodës të mësimit nga distanca, dhe si i tillë po funksionon shumë mirë.

Sot, Rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani ka nxjerrë një sërë vendimesh që e bëjnë të mundur këtë metodë të mësimit online, duke u mbështetur në platformat e njohura të e-mësimit, të mbështetura nga SMU.

UGJFA themeloi Komisionin Funksional për këtë proces që do të udhëhiqet nga Prof. As. Dr. Vjollca Dibra, Prorektore për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë.

Ligjëratat do të mbahen sipas orareve të përcaktuara, duke filluar nga data 23 mars 2020.

Mësimi online është një masë në kuadër të masave mbrojtëse të vendosura nga Qeveria e Kosovës ndaj pandemisë se koronavirusit (COVID-19).

Vendimi

 

Article Gallery

tp-bottom