Universiteti i Gjakovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me WSB University

Universiteti i Gjakovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me WSB University

Gjatë vizitës në Dabrova Gornica të Polonisë, Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe Prof. Asoc. Dr. Zdzisława Dacko-Pikiewicz, Rektore e WSB University nënshkruan memorandum bashkëpunimi për partneritet në hulumtime shkencore dhe përfitues i granteve të ndryshme.

Qëllimi i marrëveshjes është shkëmbimi i stafit dhe studentëve, aplikimi në projekte të përbashkëta në fondet e BE-së dhe Fondin e Vishegradit, ku UGJFA-ja tashmë është anëtare e barabartë.

Gjithashtu, u dakorduan për fillimin e procedurave të aplikimit për programe të përbashkëta në fushat e studimit me interes të përbashkët.

Kujtojmë se sot në  WSB University, studentja Mejreme Hakaj e filloi mobilitetin në kuadër të ERASMUS +.

Article Gallery

tp-bottom