Rektori Nimani po merr pjesë në Festivalin e Shkencës në Poloni

Rektori Nimani po merr pjesë në Festivalin e Shkencës në Poloni

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani së bashku me Zyrtarin për Marrëdhënie me Jashtë z. Denis Spahija po marrin pjesë në Festivalin e Shkencës “festiwal NAUKI”, i cili po mbahet në Dąbrowa Górnicza të Polonisë.

Festivali i Shkencës organizohet nga WSB University, në të cilën Universiteti i Gjakovës është partner strategjik dhe bashkëpunëtor në projekte.

Falë bashkëpunimit të dy menaxhmenteve, në WSB University studiojnë 9 studentë nga Gjakova.

Festivali i Shkencës është një nga ngjarjet më të mëdha shkencore të njohura në Poloni. Në të po marrin pjesë përfaqësuesit e shquar të botës së shkencës dhe kulturës.

Article Gallery

tp-bottom