Rektori Nimani po merr pjesë në Konferencën e Rektorëve  të Universiteteve Shqiptare

Rektori Nimani po merr pjesë në Konferencën e Rektorëve të Universiteteve Shqiptare

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani me bashkëpunëtorë po merr pjesë në Konferencën e Dytë të Rektorëve të Universiteteve Shqiptare me temë “Universitetet shqiptare përballë sfidave të Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë”.

Kjo konferencë po mbahet në Korçë, ku nikoqir i organizimit është Universiteti  “Fan S. Noli”.

Rektori Nimani me bashkëpunëtorë është pjesë aktive e konferencës dhe referoi temën “Kurrikula universitare dhe punësimi”.

Në këtë konferencë po marrin pjesë edhe rektorë tjerë  të universiteteve shqiptare, përfaqësues të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Article Gallery

tp-bottom