Universiteti i Gjakovës përfitues edhe i një projekti të Erasmus + (QATEK)

Universiteti i Gjakovës përfitues edhe i një projekti të Erasmus + (QATEK)

Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” u mbajt takim për fillimin e projektit “Drejt një sistemi të orientuar për cilësi të arsimit fillestar për të rritur profesionalizmin e mësuesve në Kosovë-QATEK” (QATEK- Towards Quality Oriented System of Initial Teacher Education to Increase Teacher Professionalism in Kosovo).

Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” e përfaqësoi Rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani së bashku me Prorektoren Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, ku dhanë kontribut si partner të projektit. Në këtë projekt UGJFA-ja është partnere me Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Lubjanës, universitete nga Roma dhe Talini në Estoni.

Gjatë takimit u shpalosen perspektivat e projektit QATEK, që ka për qëllim ndërtimin e mekanizmave të sigurimit të cilësisë në përgatitjen e mësuesëve të rinj.

Projekti QATEK mundësohet nga fondet e Bashkimit Evropian të programit ERASMUS + dhe kap vlerën rreth 1 milion euro.

Article Gallery

tp-bottom