Laboratorët në shërbim të studentëve të Universitetit të Gjakovës

Laboratorët në shërbim të studentëve të Universitetit të Gjakovës

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” në misionin e tij ka për qëllim ofrimin e shërbimeve efikase dhe cilësore për studentë, krijimin e kushteve optimale infrastrukturore për plotësimin e standardeve të cilësisë dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për ushtrimin e veprimtarisë.

Në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” funksionon laboratori i kimisë së përgjithshme, analitike dhe organike për studentët e Fakultetit të Edukimit, laboratori multimedial për studentët e drejtimit gjuhë angleze në Fakultetin e Filologjisë, për realizimin praktik në lëndën “Përkthim dhe Interpretim”, laboratori i spektrofotometrisë dhe i absorberit atomik dhe laboratori shkencor për mbledhjen e markerëve bio-mjekësor për studentët e Fakultetit të Mjekësisë.

Përveç ligjëratave teorike dhe seminareve, studentët janë të obliguar të ndjekin edhe mësimin praktik të organizuar në laboratorët e pajisura për fitimin e shkathtësive praktike profesionale dhe iu ndihmon studentëve në përvetësimin e përvojës së punës.

Laboratorët në fjalë shërbejnë për ngritjen e cilësisë së punës shkencore si dhe aftësimin e studentëve për punë praktike dhe hulumtuese. Studentëve u shpjegohen format dhe metodat e punës, mjetet, teknikat dhe strategjitë.

Punën në laboratorë me studentë e koordinojnë dhe organizojnë profesorët dhe asistentët e njësive akademike të lëndëve që kanë të bëjnë me mësimin praktik në laborator.

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” mbetet Institucioni i Arsimit të Lartë që ofron kushte të favorshme për studime.

Article Gallery

tp-bottom