UGJFA përfitues i projektit ResearchCult, rektori Nimani merr pjesë në lansim

UGJFA përfitues i projektit ResearchCult, rektori Nimani merr pjesë në lansim

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në praninë e Ministres znj. Hykmete Bajrami, u lansua projekti strukturor Erasmus + (ResearchCult). Përfitues i projektit “Përmirësimi i kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë” është edhe Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”. Partneritetin në projekt nga UGJFA-ja e përfqësoi rektori Nimani.

Qëllimi i projektit ResearchCult është të mbështesë rritjen e kulturës së kërkimit në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, duke mbështetur zhvillimin e politikave dhe praktikave të mira, si dhe krijimin e instalimin e rregulloreve, strukturave dhe mekanizmave të rinj në institucionet përfituese të projektit në Kosovë.

Disa nga obvjektivat e projektit përfshijnë: vlerësimin e gjendjes aktuale të kapaciteteve kërkimore në sektorin e lartë në Kosovë, rritja e stimulimit dhe mbështetjes së kërkimit, përmirësimi i strategjisë universitare për publikimin e punës kërkimore shkencore, promovimi i punës kërkimore përmes konferencës shkencore, përmirësimi i cilësisë dhe standardeve të kërkimit, lehtësimi i qasjes së rregullt në publikimin e hulumtimit, rritja e mundësive për publikimin e hulumtimeve etj.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin zyrtarë qeveritarë, institucionet e arsimit të lartë, akterë ndërkombëtarë dhe pale tjera të interesit, studiues dhe media.

Ky projekt është financim i Bashkimit Evropian.

 

Article Gallery

tp-bottom