UNIVERSITETI I GJAKOVËS " FEHMI AGANI" NGRITET PËR 3446 VENDE MË LARTË NË NIVEL BOTËRORË

UNIVERSITETI I GJAKOVËS " FEHMI AGANI" NGRITET PËR 3446 VENDE MË LARTË NË NIVEL BOTËRORË

Webometrics është një prej rangimeve më të rëndësishme botërore, i zhvilluar nën patronatin e Këshillit të Lartë të Kërkimit Shkencor (Consejo Superior de Investigaciones Cientificas – CSIS), me qendër në Madrid, njësi e Ministrisë së Edukimit të Spanjës
Në rangimin e fundit të përditësuar nga ky system i rangimit, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ka shënuar ngritje, duke u ranguar në vendin e 19846-të në botë.
Webometrics pasqyron ngritjen e UGJFA-së për 3446 pozita më lartë, që nga viti 2019.
Këtë ngritje të UGJFA-së Rektori Artan Nimani e sheh si rezultat I punës së shumë profesorëve të universitetit që kanë punuar jashtëzakonisht shumë me hulumtime në disiplinat e tyre akademike.
Më tej Rektori Nimani siguron që menaxhmenti i Universitetit të Gjakovës mbetet i përkushtuar që kontributi shkencor i stafit të UGJFA-së të promovohet dhe të intensifikohet, në mënyrë që universiteti të vazhdojë me ngritjen e profilit akademik.

tp-bottom