Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi me Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR – KS)
Me 22 Janar u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit në mes të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe YIHR – KS (Nisma për të Drejtat e Njeriut) nismë e cila merret lidhur me zbatimit të programit të qëndrueshëm për informimin e studentëve për të drejtat dhe përgjegjësitë qytetare ndaj shtetit dhe shoqërisë.
Në këtë takim UGJFA u përfaqesua nga Prof.Ass.Dr. Artan Nimani Rektor, ndërsa YIHR-KS u përfaqësua nga Blendë Pira dhe u nënshkrua nga drejtoresha ekzekutive Znj. Marigona Shabiu.
Qëllimi i këtij Memorandumi është të lehtësojë bashkëpunimin në mes të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë dhe Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” (UGJFA), për të zbatuar një program të qëndrueshëm për informimin e studentëve nëpër fakultete në Kosovë për të drejtat, qasjen në drejtësi dhe llogaridhënien publike.
Përmes këtij memorandumi do të mundësohet zbatimi i projektit “Të Rinjtë për Drejtësi – Youth for Justice (Y4J)” i cili ka për qëllim ofrimin e programit për informimin e studentëve të profileve të ndryshme të Rajonit të Prishtinës, Pejës, Gjakovës dhe Ferizajit për të drejtat dhe përgjegjësitë qytetare ndaj shtetit, qasjen në drejtësi dhe llogaridhënien me mundësi të zgjerimit në të ardhmen.