Universiteti i Gjakovës përkujton Holokaustin

Universiteti i Gjakovës përkujton Holokaustin

Në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” nën përkujdesjen e Rektorit Prof. Ass. Dr. Artan Nimani u zhvillua dita ndërkombëtare e përkujtimit të Holokaustit.

Në një ambient shumë solemn, të shoqëruar nga tingujt klasik instrumentistëve të shkollës së muzikës, u hap ceremonia nga prorektorja Prof. Dr. Vjollca Dibra, e cila falënderoi mysafirët e shumtë që nga niveli qendror dhe lokal, përfaqësues të policisë dhe prokurorisë së shtetit, të universiteteve publike, të ambasadave të akredituara në Kosovë, por edhe mësimdhënës dhe studentë të UGJFA-së.

Rektori në fjalën e tij ju drejtua të pranishmëve me fjalët:

“Universiteti ynë e organizon për herë të parë, por që tani e tutje do të jetë ngjarje tradicionale në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit. Sot, edhe Gjakova i  bashkohet botës demokratike në përkujtim të kësaj dite, që ka domethënie  të veçantë jo vetëm për komunitetin hebre, por për mbarë njerëzimin. Ne, si  tempull i dijes e ndjejmë obligim moral e shpirtëror, që të përkujtojmë lavdinë dhe mbi të, të ndërtojmë të ardhmen për brezat që vijnë. Kjo ditë është dita e rimëkëmbjes së njerëzimit, e fitores mbi të keqen, dhe e përuljes për ata që u flijuan vetëm pse ishin një komb tjetër, vetëm  pse ishin Popull i zgjedhur, siç thotë Bibla”.

Në emër të Ambasadës Amerikane në Kosovës,  foli  z. John W. Bush II, i cili dhe falënderoi UGJFA-në për këtë organizim. Ndër të tjera ai ceki rëndësinë e madhe të përkujtimit dhe diskriminimit të popujve dhe vuajtjet e tyre nëpër kohë. Ai shtoi se UGJFA sot  iu  bashku  edhe 3 ngjarjeve tjera në Kosovë, që organizohen në përkujtim të kësaj dite të veçantë.

Në pamundësi të jetë fizikisht, të pranishmëve iu drejtua edhe Ambasadorja e Izraelit z. Alona Fisher Kamm përmes video linkut. Ajo falënderoj Universitetin dhe në veçanti Rektorin Nimani për iniciativën dhe madhështinë e kësaj ceremonie.


Pjesë e programit të kësaj ngjarje ishte edhe ekspozita e organizuar në bashkëpunim me përfaqësuesin e Korpusit Diplomatik Hebre për Kosovë z. Flori Zevi.

Article Gallery

tp-bottom