UGJFA u vizitua nga përfaqësuesit e Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” u vizitua nga përfaqësuesitë e Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës /Divizioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar, respektivisht Z.Lum Mita – Udhëheqës i këtij divizioni, Znj.Bjondina Rexha dhe Znj.Dije Rizvanolli- Zyrtare të larta pranë këtij departamenti, të cilët u pritën nga Rektori Artan Nimani, Prorektorja Vjollca Dibra dhe Sekretarja Linda Dula Halilabazi.
Takimi kishte për temë diskutimi nevojat infrastrukturore në Universitetet Publike dhe mundësinë e financimit nga Ministria e Financave së bashku me Bankën Europiane për Investime.
Divizioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar pranë Ministrisë së Financave organizon një punëtori me dt.29 Janar 2020, në të cilën UGJFA-ja merr pjesë duke prezentuar idetë dhe projektet e saj.
Kjo punëtori ka të bëjë me identifikimin e nevojave infrastrukturore dhe pastaj të rezultojë me studim të fizibilitetit nga ana e BEI për investime madhore.