Konkurs për ndarjen e bursave për studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” për vitin akademik 2016/2017
Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”, duke u mbështetur në vendimin e Senatit nr.01/1214 datë 02.11.2016, shpall:
Konkurs për ndarjen e bursave për studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” për vitin akademik 2016/2017
I.Kushtet dhe kriteret:
Për ftimin e bursës së Universitetit të Gjakovës, studentët duhet ti plotësojnë këto kushte dhe kritere:
1. Të jenë studentë të rregullt të fakulteteve të Universitetit të Gjakovës;
2. Të jenë studentë të vitit të dytë ose mbi;
3. Të kenë dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak të studimeve në afatin e shtatorit;4. Të mos kenë vit të përsëritur;
5.Të mos jenë përfitues të ndonjë burse tjetër;
6. Të kenë notën mesatare së paku 9,00 (nëntë),
II. Dokumentacioni që kërkohet:
1. Fletëparaqitja /aplikacioni i cili mund të shkarkohet nga ueb-faqja e Universitetit, (shkarko këtu)
2. Vërtetimi për statusin e studentit i vitit akademik 2016/2017 (lëshohet nga Fakulteti pa pagesë,shërben vetëm për bursë),
3. Certifikata e vërtetuar e notave nga fakulteti me notë mesatare të cekur (lëshohet nga fakulteti pa pagesë,shërben vetëm për bursë),
4. Kopja e letërnjoftimit.
- Dokumentet e kompletuara dorëzohen fizikisht në zyrën e shërbimit të studentëve në fakultetin përkatës.
- Afati i paraqitjes zgjat prej datës 21. 11.2016 deri më 30.11.2016 në ora 15.00.
Bursat universitare për vitin akademik 2016/2017 do t’u ndahen të gjithë studentëve të UGJFA-së, të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë konkurs,ndërsa lartësia e bursës do të përcaktohet varësisht nga buxheti i Universitetit të Gjakovës dhe nga numri studentëve që i plotësojnë kushtet për fitimin e bursës Universitare.
III. Afati i Ankesave
Studentët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë për fitim të bursës universitare dhe nuk janë përfshirë në listën e përfituesve të bursës,kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orësh pas ditës së publikimit të listave.
Ankesa duhet të dorëzohet në Rektorat.
Vendimi do të publikohet në tabelën e shpalljeve të fakulteteve,si dhe në ueb-faqen e Universitetit: www.uni-gjk.org.Konkursi