Kryetarët e komunave zotohen për bashkëpunim reciprok me Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”

Kryetarët e komunave zotohen për bashkëpunim reciprok me Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”

Në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” u mbajt takimi me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave të rajonit të Dukagjinit, me qëllim të bashkëpunimit  mes universitetit dhe komunave në fjalë. Të pranishmit u njoftuan me të arriturat e universitetit dhe për procesin e akreditimit, në të cilin po kalojnë programet e reja dhe ato aktuale. Po ashtu kryetarët e komunave u zotuan se angazhimi i tyre do të jetë i pandalshëm, në të gjitha fushat që ka nevojë UGJFA-ja.

Me vendim të Rektorit Artan Nimani, Kryetarët e Komunave në fjalë, do të jenë anëtarë të Bordit për Ndërmarrësi dhe Inovacion në kuadër të universitetit.

Article Gallery

tp-bottom