Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Triazhimi, patronazhi dhe parandalimi”

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Triazhimi, patronazhi dhe parandalimi”

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, organizoj Konferencën e Ire Shkencore Ndërkombëtare në fushën e mjekësisë, të akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës me temë “Triazhimi, patronazhi dhe parandalimi”.

Në fjalën e tij Rektori Artan Nimani theksoi se qëllimi i kësaj konference është që t’i bëjë bashkë njerëzit e shkencës, profesionistët e kësaj fushe dhe të gjithë ata që janë meritorë për themelimin e këtij universiteti gjegjësisht Fakultetit të Mjekësisë. Gjithë kjo sipas tij po bëhet për një zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe në dobi të studentëve, sepse krahas arritjeve të reja në fushën e mjekësisë edhe universiteti jonë duhet të jetë në hap me këto të arritura.

Pjesëmarrës në konferencë ishin edhe profesorë nga Turqia, Shqipëria dhe vende të rajonit.

Article Gallery

tp-bottom