Përfaqësuesit e UGJFA-së u pritën në Parlamentin Kroat
Delegacioni i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” i përbërë nga Prof. Ass. Dr. Artan Nimani -Rektor, Prof. Asoc. Dr. Lulzim Zeneli - Prorektor si dhe Denis Spahija - Zyrtar për Marrëdhënie Ndërkombëtare më 11 Dhjetor 2019 u pritën në Parlamentin Kroat nga Znj. Ermina Lekaj Prljaskaj në një takim pune.
Tema e takimit ishte bashkëpunimi në mes Universitetit të Gjakovës dhe universiteteve kroate për profesionet e kërkuara nga tregu rajonal por edhe ai ndërkombëtar, gjë që UGJFA planifikon t’ua ofroj studentëve në një të ardhme të afërt.
Rektori në emër të studentëve, stafit dhe udhëheqësve të UGJFA-së e falënderoj dhe dekoroi me medaljen e universitetit Znj. Ermina Lekaj Prljaskaj për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Universitetit të Gjakovës.