Thirrja e hapur për bursa të mobilitetit ERASMUS + në WSB University
Universiteti i Gjakovës "FEHMI AGANI" hap thirrjen për aplikim për bursa të mobilitetit për semestrin e pranverës në WSB University, Poloni, në kuadër të programit të mobiliteteve Erasmus + të Komisionit Evropian.
Shikoni kurset e studimit në: http://www.wsb.edu.pl/faculties,m,en,1304
Bursa është 800 EUR / në muaj;
Kohëzgjatja e mobilitetit është 1 semestër (5 muaj);
Bazuar në llogaritësin e distancës së programit Erasmus +, Komisioni Evropian cakton përkrahjen për udhëtime. Për Kosovën është 275 euro. WSB University rimburson mbështetjen e udhëtimit pasi përfituesi i grantit ka shkuar në bazë të kostove faktike. Nëse shuma tejkalon 275 euro, përfituesi i grantit duhet të mbulojë vetë shumën shtesë;
Studentët do të duhet të dorëzojnë:
- Transkriptin e notave;
- Kopjen e pasaportës;
- Letrën e nominimit nga universiteti (që studenti është i regjistruar në universitet dhe universiteti mbështet lëvizjen e tij / saj):
- Konfirmimin e zotësisë së gjuhës angleze (IELTS, TOEFL ose një letër konfirmimi nga universiteti);
Të drejtë për aplikim kanë studentët e vitit të dytë nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” .
Thirrja është e hapur deri më 15 Dhjetor 2019.
Ju lutemi të kontaktoni Zyrtarin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UGJFA, Z. Denis Spahija nëse keni nevojë për ndonjë konsulencë, ose nëse tashmë keni vendosur të aplikoni, dërgoni një email në adresen [email protected] me dokumentet e kërkuara për procesin e aplikimit.
Fat të mbarë për të gjithë ju!