Punëtori: “Gjendja, profilizimi dhe sfidat e Arsimit të lartë në Kosovë”.

Punëtori: “Gjendja, profilizimi dhe sfidat e Arsimit të lartë në Kosovë”.

Rektorët dhe prorektorët e Universiteteve Publike të RKS, në Bogë të Rugovës organizuan një punëtori me titull: “Gjendja, profilizimi dhe sfidat e Arsimit të lartë në Kosovë”.

Në këtë punëtori ishin pjesëmarrës edhe Rektori i UGJFA Artan Nimani dhe prorektorja Vjollca Dibra.

Gjatë kësaj punëtorie dy ditore u diskutuan çështje të ndryshme rreth punës, sfidave dhe hartimit të politikave të përbashkëta në nivel të universiteteve.

Të gjithë rektorët u dakorduan që të vazhdojnë këtë punë të përbashkët me organizimin e konferencave të rektorëve ku do të dsikutohen tematika të ndryshme që preokupojnë sot universitetet publike në nivel vendi.

 

Article Gallery

tp-bottom