Ekspeditë dialektologjike e realizuar në Pogradec dhe Korçë nga studentët e Universitetit të Gjakovës, Fakulteti i Filologjisë
Për herë të parë, studentët e Fakultetit të Filologjisë, më 08 - 10. 11. 2019 realizojnë ekspeditë dialektologjike në rajonin e Korçës. Ekspedita është udhëhequr nga profesor Fitor Ollomani dhe asistentja Yllka Imeri. Kjo ekspeditë ka pasur qëllim kërkimin në fushën e studimit të dialekteve dhe nëndialekteve të shqipes. Dhjetë studentët pjesëmarrës mblodhën të dhëna nga njëqind intervistues.
Gjetjet e tyre në terren si dhe puna e tyre shkencore do të prezantohet, në prill të vitit 2020, në Konferencën ndërkombëtare, në Ulqin të Malit të Zi, konferencë e cila organizohet nga Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim.