Rektori i UGJFA-së, Prof. Dr. Shaban Buza priti në takim përfaqësues nga IOWA, SHBA

Rektori i UGJFA-së, Prof. Dr. Shaban Buza priti në takim përfaqësues nga IOWA, SHBA

Me datë 23.09.2019, Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Dr. Shaban Buza, priti në takim përfaqësues nga Iowa Central Community College dhe Komuna Fort Dodge, IOWA në SHBA (qytet i binjakëzuar me qytetin e Gjakovës), përfaqësues të Komunës së Gjakovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ky takim ishte vazhdimësi e vizitave dhe diskutimeve të mëhershme në lidhje me çështjet e bashkëpunimit në fushën e arsimit. Temë qendrore e diskutimeve, këtë radhë ishte shqyrtimi i përputhshmërisë së programeve studimore të të dy vendeve, mobiliteti i studentëve, përkatësisht pjesa e punës praktike dhe mundësitë e përfshirjes në tregun e punës.

Article Gallery

tp-bottom